Tyson Fury pranon sfidën ndaj Joshua’s: Do t’iu japim njerëzve luftën më të mirë në 500 vitet e fundit (Foto)

Tyson Fury pranon sfidën ndaj Joshua’s: Do t’iu japim njerëzve luftën më të mirë në 500 vitet e fundit (Foto)

Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua hodhi një sfidë të diskutueshme me ish-kampionin Tyson Fury pas fitores së mbrëmshme kundër Klitschkos.

“Ti Tyson Fury ku je? Ku je fshehur! Dua që t’iu jap këtyre 90 mijë njerëzve një mundësi tjetër për të parë si kjo natë”, kishte thënë Joshua.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Furyt i cili përmes rrjeteve sociale e ka pranuar këtë sfidë.

“Anthony Joshua e pranoj sfidën. Ne do t’iu japim të gjithë botës një ndër luftrat më të mëdha në 500 vitet e fundit. Unë do të luaj me ty. Ti je boksieri i ëndrrave”, ka shkruar Fury.

Joshua e ndali Klitschkon në raundin e 11-të, boksier që e kishte mposhtur edhe Tyson Fury.

Shpërndaje në: