Tyson Fury shumë i fortë për Seferin, boksieri shqiptar dorëzon meçin në rundin e katërt (Foto)
Në një atmosferë madhështore në Manchester Arena u përballen Tyson Fury dhe Sefer Seferi ku në fund triumfoi boksieri britanik
Fury nuk kishte boksuar që nga nëntori i vitit 2015, kur e mposhti legjendën Wladimir Klitschko në Dusseldorf për të fituar titujt e IBF, WBA dhe WBO të peshave të rënda, ndërsa sot u rikthye në ring dhe mposhti Seferin, shkruan Periskopi.
29 vjeçari e nisi meçin duke e provokuar Seferin gjatë rundit të parë, ndërsa gjatë rundit të dytë, kishte përleshje edhe në tribuna.
Sefer Seferi u dorëzua pasi përfundoi rundi i katërt dhe kështu fitorja i takoi Furyt.

Kështu boksieri britanik e nis me fitore udhëtimin për të rikthyer titullin e tij të botës të peshave të rënda dhe në të ardhmen pritet që të përballet edhe me Joshuan ose Wilder.

Për Furyn kjo ishte fitorja e 26-të në po kaq ndeshje, 19 prej tyre i ka fituar me KO, ndërsa Seferi e ka kaluar kohën më të madhe të karrierës së tij në kategorinë ‘cruiserweight’, ku ka një rekord prej 23 fitoreve prej tyre 21 me nokaut dhe vetëm një humbje. /Periskopi/




