U “çmend” nga komplimenti i Ronaldos, modelja jep premtimin e guximshëm

U “çmend” nga komplimenti i Ronaldos, modelja jep premtimin e guximshëm

Modelja Manuele Ferrera duket  gjithmonë në formë. Së fundmi italiania ka pozuar për kalendarin “For Men Magazine 2019”, teksa komplimenti i Ronaldos i është ngulitur thellë në mendje.

Në një intervistë për “Della Domenica”, bukuroshja nuk nguron të bëjë premtimin bombastik nëse Juventusi fiton Championsin, transmeton Periskopi.

“Një mik i përbashkët i dha atij numrin tim, Cristiano më kontaktoi. Kështu shkëmbyem disa mesazhe. Ai donte të më komplimentonte, pasi kishte parë fotografitë e mia në revistë. Një miqësi ka lindur mes nesh, ai është pa diskutim një zotëri. I edukuar dhe pa të meta”, deklaroi Ferrera.

Ai më tha ‘je shumë e bukur’ dhe u ndjeva e privilegjuar pasi po merrja komplimente nga një burrë si ai, i cili është rrethuar gjithmonë me femra të bukura. Komplimenti i tij më bëri të lumtur, pasi pa tek unë një bukuri të butë jo vulgare. Tradita e bukurisë italiane është pushtuar, ndaj unë e çmoj vlerën e saj.”

Nëse Juventus fiton Champions League?

“Do të bëja si Ferilli, kur Roma fitoi kampionatin, striptizëm me bikini, pse jo?”, shtoi modelja italiane./Periskopi/

Shpërndaje në: