U dërmua nga Joshua por Klitschko është futur në histori pas asaj që bëri (Foto)

U dërmua nga Joshua por Klitschko është futur në histori pas asaj që bëri (Foto)

Boksieri legjendar, Wladimir Klitschko është mposhtur nga britaniku Anthony Joshua në ‘meçin e shekullit’ të zhvilluar në Wembley Stadium të Londrës, shkruan Periskopi.

Joshua e nokautoi ukrainasin në raundin e 11-të duke u shpallur kampion bote në titujt WBA dhe WBO, ndërsa posedon edhe titullin IBF.

Klitschko arriti ta bëjë atë që askush nuk kishte arritur në 18 meçet e kaluara të Joshuas

 

Por, edhe pse u mposht Klitschko është futur në histori pasi është boksieri i vetëm që ka arritur ta nokautojë boksierin 27-vjeçar. Klitschko këtë e bëri në raundin e gjashtë, ku lansoi disa goditje të furishme në drejtim të Joshuas.

Kjo humbje ishte e para me nokaut e Klitschko pas më shumë se 10 vitesh, e fundit me nokaut ishte në meçi në prill të vitit 2004. /Periskopi/

Shpërndaje në: