U dyshua se u vra me armë zjarri, del ekspertiza mjeko-ligjore e 65-vjeçarit në Lezhë

U dyshua se u vra me armë zjarri, del ekspertiza mjeko-ligjore e 65-vjeçarit në Lezhë

Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e plagëve në trupin e 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme, në afërsi të lumit Mat në Pllane të Lezhës në Shqipëri.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e 65-vjeçarit nuk janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo mjete prerëse.
“Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, Njësia Administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, ku shtetasi Gj. T. ka qenë duke kullotur bagëtitë, raporton A2CNN, transmeton Periskopi.

Grupi i posaçëm hetimor ka kryer një sërë veprimesh hetimore e procedurale, si këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, këqyrjen e pamjeve filmike, marrjen e deklarimeve, vendimet e ekspertimit, etj.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme, dhe veçanërisht nga këqyrja e kufomës, ka rezultuar se dëmtimet e konstatuara në trupin e shtetasit Gj. T. nuk janë shkaktuar nga armë zjarri apo mjete prerëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje, e dyshuar aksidentale./Periskopi

Shpërndaje në: