U fye nga tifozët, futbollisti merr dënim në Serie A
Mesfushori i Pescara, Sulley Muntari është dënuar nga federata italiane pasi kërkoi ta ndalonte lojën nga gjyqtari.
Muntari u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e së dielës kundër Cagliarit, pasi kërkoi nga gjyqtari ta ndërprente lojën për shkak të thirrjeve raciste.
Gjyqtari nuk e pranoi dhe ndëshkoi me karton të verdhë, por ish-futbollisti i Milanit dhe Interit u largua nga fusha ende pa përfunduar ndeshja, transmeton indeksonline.
E, kjo ishte arsyeja që federata e futbollit italian, ka dënuar lojtarin me një ndeshje mos lojë.
Komisioni i Serie A-s, gjithashtu paralajmëron Lazion dhe Interin për kujdesin e tifozëve për shkak të sjelljeve të fundit raciste.



