U ‘konfliktuan’ në Instagram, Ermal Mamaqi dhe Turian Hyskaj ‘lajnë hesapet’ live

U ‘konfliktuan’ në Instagram, Ermal Mamaqi dhe Turian Hyskaj ‘lajnë hesapet’ live

Ai më urren dhe këtë e ka treguar jo pak herë. Po herën e fundit e bëri kështu…. që lanë nam domethënë, bashkë me Arbana Osmanin. Më krahasuan mua me një televizion tjetër, dytësor. Unë e kisha për nder në fakt, por njerëzit nuk e di pse u mërzitën”, ka thënë Ermali, ndërsa prezantoi Turjan Hyskën. Më tej, moderatori i “Xing me Ermalin” e ka pyetur Turin në lidhje me pëlqimin e tij ndaj komentit që e fyente.

Turi i është përgjigjur se Mamaqi duhet ta mendojë këtë si një mesazh, pasi ai dhe Arbana Osmani e duan shumë dhe “duam të reflektosh”, ka thënë Turi.

Megjithatë, Ermal Mamaqi e ka vazhduar bisedën duke thënë se ai kurrësesi nuk do lejonte dikë që të shante “Oktapodin” e Turit. “Unë zihem, mund të zihesha, sepse ai emision është fiks si TV Shijaku”, tha Ermali, duke realizuar kështu “hakmarrjen” e tij. Si përfundim, djemtë u pajtuan.

Shpërndaje në: