A u krye nga terroristët sulmi ndaj lojtarëve të Dortmundit?
Tri shpërthime të fuqishme kanë goditur autobusin e Borussia Dortmund, i cili po barte futbollistët drejt stadiumit për ndeshjen në kuadër të Ligës së Kamipionëve me Monacon.
Nga shpërthimi i lënduar ka mbetur lojtari Marc Bartra, i cili është dërguar në spital, por thuhet se lëndimet nuk ia rrezikojnë jetën, shkruan Periskopi.
Policia nuk ka dhënë shumë detaje, e as nuk e ka përmendur terrorizmin për përfshirje në këtë sulm, megjithatë një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet ende.
E gjitha që Policia gjermane ka konfirmuar është sulmi me tri mjete shpërthyese.
“Forca të mëdha policore kanë zbarkuar afër autobusit të ekipit të Dortmundit”, ka thënë Policia.
Për pasojë, ndeshja e futbollit është shtyrë për t’u mos u zhvilluar sonte, siç parashihej të niste nga ora 20:45. /Periskopi/



