U magjepsët nga Marina…, por shikoni pak Luanën (Foto)

U magjepsët nga Marina…, por shikoni pak Luanën (Foto)

Është duke u zhvilluar ceremonia e martesës së çiftit shumë të përfolur në media, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.

Çifti i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP.

Pasi u publikuan fotot e para nga dasma e shumëpritur e Marinës dhe Getoarit të gjithë mbetën pa fjalë.

Marina dukej një nuse si nëpër ëndrra, tejet vezulluese në vellon e bardhë. Por jo më pak shkëlqim kishte motra e saj e famshme, Luana.

Moderatorja e njohur ngjall shumë kuriozitet për pamjen e saj në këtë ceremoni.  Edhe pse fotot nuk janë shumë të qarta ajo duket se mban veshur një fustan të florinjtë të denjë për dasmën e motrës së saj të dashur.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur kishte veshur një fustan të gjatë dhe me shkëlqim, ndërsa flokët në stilin e zakonshëm, i dhanë asaj një pamje mjaft tërheqëse.

Disa nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale na prezantojnë me pamjen e Luanës në këtë ditë.

Shpërndaje në: