U martua me mësuesen e tij, kjo është gruaja 64 vjeçare e Macronit (Foto)

U martua me mësuesen e tij, kjo është gruaja 64 vjeçare e Macronit (Foto)

Emmanuel Macron ka shkuar në balotazh me kandidaten Marine Le Pen, në zgjedhjet presidenciale, që u mbajt dje në Francë.

Macron njihet si kandidat më pro-evropian, krahasuar me kundër-kandidaten e tij, Le Pen, e cila ashpër kundërshton vlerat evropiane.

Kandidati që synon postin e të parit të shtetit, ka gruan 25 vjeç më të vjetër se vetë. Madje, gruaja e tij 64 vjeçare ka qenë ish-mësuesja e tij.

“Kur i kishte 17 vjeç, Emmanuel më tha se do të martohej me mua”, tregon ish-mësuesja dhe tani bashkëshortja 64 vjeçare e kandidatit kryesor për president të Francës, Emmanuel Macron.

Miss Trogneuxe cila është nënë e tre fëmijëve u takua me Macron kur ky ishte vetëm 15 vjeç. Por, lidhja filloi pasi Macron mori pjesë në një pjesë teatrale të Trogneux, kur ishte 18 vjeç.

Çifti u martua në vitin 2007- edhe pse ajo nuk mori mbiemrin e tij. “Unë nuk e fsheh atë”, tha Emmanuel Macron në televizionin francez.

 

Shpërndaje në: