U martua në moshën 18-vjeçare, aktori flet për dështimet që pati
Këtu ka diçka që ju me siguri nuk e keni ditur në lidhje me Charlie Hunnman, ai u martua në moshën 18-vjeçare gjatë një udhëtimi në Las Vegas.
Aktori 37-vjeçar u martua me aktoren Katherine Towne në vitin 1999, pas vetëm tri javësh në lidhje. Ai foli për martesën e dështuar, derisa ishte duke u intervistuar në CinemaCon në Las Vegas muajin e kaluar.
“Herën e parë kur unë kam qenë në Vegas, u martova – gjë që nuk ka dalë e mirë, u njoha me vajzën për vetëm tri javë dhe rashë në dashuri”, ka thënë Charlie.
“Ishte hera e parë që unë kam rënë në dashuri dhe mendova: “Më duhet ta iki dhe të kthehem në Angli”. “Ne u takuam në audicionin e Dawson’s Creek”.
“Ne ramë në dashuri dhe arritëm në Vegas për shkak se në mendjet tona si 18-vjeçare, ne kemi menduar: “Çfarë nëse nuk e shohim më njëri-tjetrin? Le të martohemi, dhe pastaj shihemi çdo ditë, edhe në qoftë se do të divorcohemi”, vazhdoi ai.
Charlie thotë se ai nuk ishte në gjendje të martohej sepse ai ende s’kishte filluar as të konsumonte ndonjë pije.
Pasi zbuloi disa detaje të dasmës, Charlie tha se ai ishte i martuar me Katharine për tri vite “të tmerrshme, të dhimbshme”.
Charlie ka qenë në një marrëdhënie të lumtur me të dashurën e tij e një kohe të gjatë Morgana McNeils për 12 vjet1



