U mundën 5-2, nuk do ta besoni si i ka dënuar Tramezzani lojtarët

U mundën 5-2, nuk do ta besoni si i ka dënuar Tramezzani lojtarët

Ish-trajneri i kombëtares sonë e ka dërguar skuadrën në një fabrikë boje, për të parë se si punojnë punëtorët, se si ata e fitojnë kafshatën e gojës dhe për t’u mësuar lojtarëve e tij me kulturën e punës, raporton Albeu.

Futbollistët janë zgjuar në orën gjashtë të mëngjesit dhe kanë shkuar në një kompani për prodhimin e ngjyrës dhe pikturës “Davesco”.

Më pas ata zhvilluan stërvitje dhe një sension aerobie. Se sa ju ka shërbyer kjo vizitë, ngelet të shihet në sfidën e radhës.

Shpërndaje në: