U nda nga Travis Scott dhe u ribashkua me Tygan? Kylie Jenner thyen heshtjen

U nda nga Travis Scott dhe u ribashkua me Tygan? Kylie Jenner thyen heshtjen

Kylie Jenner ka folur rreth thashethemeve për ribashkimin me Tygan.

Kylie Jenner është ndarë nga Travis Scott, por nuk kanë folur publikisht për arsyet që çuan deri te ndarja.

Së fundi, qarkulluan thashetheme se bukuroshja pasi u nga nga Travis është ribashkuar me Tygan.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kylie ka thyer heshtjen, duke thënë se më e rëndësishmja për të dhe Travisin është vajza Stormi.

“Interneti e bën gjithçka 100 herë më dramatike se sa është në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në ora 2:00 pas mesnatës me Tygan. Unë isha me dy miqtë e mi në një studio, në të cilën ndodhej edhe ai.  Unë dhe Travis kemi raporte të shkëlqyera dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi. Miqësia jonë dhe vajza jonë është përparësi”, ka shkruar ajo.

 

Shpërndaje në: