U përfol se i dha fund martesës me Elgitin, Klea Huta reagon për herë të parë

U përfol se i dha fund martesës me Elgitin, Klea Huta reagon për herë të parë

Klea Huta dhe Elgit Doda i kanë dhënë fund aludimeve për ndarjen e tyre pas rreth dy vitesh martesë.

Ka qenë vetë Klea ajo e cila ka publikuar një fotot të familjes së saj në rrjetet sociale, ku dhe ka uruar bashkëshortin për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Të duam shumë”, ka shkruar ajo krahas një fotoje krah Elgiti dhe djalit të tyre, Krid.

klea huta elgit doda

Pavarësisht se lajmet për fundin e marrëdhënies së tyre qarkullonin prej javësh, dyshja nuk kanë reaguar për të mohuar apo pohuar lajmet, duke vendosur që të heshtin.

klea huta elgit doda2

Por, me foton dhe dedikimin për këngëtarin, Klea i dha fund një herë mirë thashethemeve që ata nuk ishin më bashkë, thashetheme të cilat u nxitën edhe pasi ata fshinë fotot së bashku në rrjetet sociale, përfshirë edhe ato të dasmës. Klea Huta mban në mediat sociale vetëm disa imazhe me të birin, Kridi.

klea huta elgit doda

Çifti, prindër të një djali, celebruan dashurinë në martesë në qeshor 2023. Ata bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia.

Festa e cila nisi pas mesnate përkonte edhe me ditëlindjen e djalit të tyre Krid ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit.

klea huta elgit doda4
klea huta elgit doda3
klea huta elgit doda1
klea huta elgit doda6
klea huta elgit doda5

Shpërndaje në: