U përfol si kandidat për president, Andin Hoti: Kjo është hajgare
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President të shtetit.
Kështu tha gazetarja e Klan Kosova gjatë një lidhjeje direkte nga Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Kjo nuk ka qenë asnjëherë opsion, dhe e quajti hajgare përmendjen e emrit të tij për të marrë pozitën e të parit të shtetit”, tha gazetarja të ketë deklaruar Hoti.



