U provua lëndimi i lojtarëve të Barcelonës në Londër – Valverde i lë të lirë
Ernesto Valverde i ka dhënë të lirë të enjten lojtarëve të tij pas fitores kundër Tottenham në Wembley me disa lojtarë të Barcelonës që janë ankuar se kanë pësuar mavijosje në Ligën e Kampionëve
Ishte një ndeshje e tensionuar në Londër, me një fushë në një gjendje jo edhe aq të mirë fizike si rezultat i luftës për titull kohëve të fundit nga Anthony Joshua.
Kjo ka diktuar pushimin, sidomos me Los Cules që do të kenë një përballje të dielën kundër Valencias, që morën një rezultat të mirë në barazim në Old Trafford të martën.
Luis Suarez është njëri prej lojtarëve i cili ishte viktimë e disa goditjeve nga mbrojtësit e Spurs të mërkurën sipas RAC1 e që kanë shkaktuar mavijosje të uruguaianit e që mund të mos paraqitet as në kombëtare të Uruguait për shkak se e ka të lënduar më shumë se është pritur gjurin e tij të majtë.
Edhe pse, ish sulmuesi i Liverpool ende nuk është paraparë që të jetë jashtë për Los Che të dielën, Sergio Busquets është duke u rikuperuar në ije pasi pati një përplasje nga Erik Lamela.
Gerard Pique ishte fajtor në golin e Harry Kane po ashtu është duke vuajtur nga një mavijosje që pasoi në gjurin e tij të djathtë.
Përkundër të gjitha këtyre vështirësive, Valverde sot arriti që ta mbaj stërvitjen e plot me Oril Busquets që është ftuar nga Barca B për t’ju bashkuar skuadrës.



