U publikua gabimisht lista finale e Gjermanisë, drejtori sportiv: Ky duhet të ketë qenë një lapsus!

U publikua gabimisht lista finale e Gjermanisë, drejtori sportiv: Ky duhet të ketë qenë një lapsus!

Sot është publikuar gabimisht lista finale prej 23 lojtarëve që do të jenë pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës

Fillimisht, Gjermania kishte ftuar 27 lojtarë, dhe katër nga ta do të largohen nga lista finale pasi numri i lojtarëve duhet të jetë prej 23 futbollistëve, shkruan Periskoip.

Katër lojtarët që do të mbesin jashtë janë portieri Kevin Trapp, mbrojtësi Jonathan Tah, mesfushori Sebastian Rudy dhe sulmuesi Nil Petersen.

Oliver Bierhof, i cili ka pozitën e drejtorit sportiv në përfaqësuesen e Gjermanisë, është irrituar nga publikimi i listës finale.

“Ky duhet të ketë qenë një lapsus. Unë do ta gjej menjëherë shkakun e daljes së listës, sepse kjo më bën të jem mjaft i inatosur,”ka thënë Bierhof.

“Të gjithë lojtarët kanë lënë një përshtypje të madhe dhe ky është një vendim shumë i vështirë.

“Një natë para shpalljes së listës përfundimtare do të ketë një bisedë mes komitetit teknik dhe ditën tjetër lojtarët do të jenë të informuar,”.

Gjermania është në Grupin F me Suedinë, Meksinë dhe Korenë Jugore. /Periskopi/

Shpërndaje në: