U suspendua për 12 muaj nga klubi i zemrës, tifozi bën gjestin e vitit (Foto)

U suspendua për 12 muaj nga klubi i zemrës, tifozi bën gjestin e vitit (Foto)

Një ngjarje tejet interesante ka ndodhur në Turqi me një tifoz të klubit Denizlispor

Se futbolli nuk është vetëm një lojë e thjeshtë e dëshmon gjesti i tifozit të Denizlispor, i cili ka gjetur një mënyrë për ta përcjellur ekipin e zemrës edhe pse është i suspenduar për 12 muaj, transmeton Periskopi.

Tifozi pagoi një vinç për ta ngritur atë më lartë se shkallët e stadiumit dhe përcolli ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës.

Gjesti i këtij tifozi po admirohet nga e gjitha bota e futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: