U tërhiqet vërejtja anglezëve: Mos pini shumë në Rusi
Tifozet e kombëtarës angleze nuk mund të jenë shkaktar të problemeve, por siguria e tyre mund të mos jetë e garantuar nëse ata “bëhen shumë tapë”, i ka thënë një zyrtarë i turizmit në Rusi, gazetës britanike, “The Telegraph”
Një investigim i BBC, raporton se huliganët kanë plan që të sulmojnë tifozët anglez në Rusi. Por sipas, Igor Karzov, anglezët mund ta parandalojnë këtë nësë e kontrollojnë alkoolin.


“Është shumë e rëndësishme se çfarë duhet të bëhet, çfarë mund të bësh dhe çfarë nuk mund të bësh në Rusi, pasiqë kulturat ndryshojnë” tha ai. “Le të themi se tifozët britanik kanë dëshirë të pijnë shumë. E dimë atë dhe nuk mund ti garantojmë siguri, nëse fansat janë shumë tapë dhe ofendues”. /Periskopi



