U vonuan për takimin e skuadrës, dënohen nga trajneri – ishin duke e shikuar El Classicon
Një gjë e pazakontë i ka ndodhur ekipit të Paris Saint-Germain.
Dy yjet e skuadrës, Kylian Mbappe dhe Adrien Rabiot shkuan 25 minuta me vonesë në takimin e skuadrës të shtunën, transmeton Periskopi.
Kjo ka ndodhur për një arsye krejtësisht qesharake.

Dyshja në fjalë ishin duke e shikuar ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit, duke e harruar takimin që e kishin me pjesën tjetër të skuadrës dhe shtabin teknik para derbit me Marseille.
Dhe kjo ishte arsyeja pse ata nuk startuan në Klasikën e Francës, pasi trajneri Tuchel i dënoi duke i ulur në stol.
Ylli francez u fut në minutën e 62′ dhe vendosi fatin e ndeshjes me një gol dhe asist, kurse Rabiot luajti vetëm 11 minuta./Periskopi/



