U vra nga policia në Minesota, dhjetëra protestues kërkojnë hetim për 37-vjeçaren

U vra nga policia në Minesota, dhjetëra protestues kërkojnë hetim për 37-vjeçaren

Protesta të zemëruara shpërthyen të enjten në Minneapolis, pas të shtënave fatale ndaj një gruaje nga një oficer i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), gjatë një operacioni të fundit të administratës Trump.

Gruaja, e identifikuar nga mediat lokale si 37-vjeçarja Renee Good, u qëllua nga afër teksa dyshohet se po përpiqej të largohej nga agjentët federalë, të cilët ishin grumbulluar rreth automjetit të saj dhe pretendonin se ajo po u bllokonte rrugën.

Pas të shtënave, mjeti doli jashtë kontrollit dhe u përplas me automjete të parkuara, ndërsa kalimtarë të tronditur dëgjohen duke sharë dhe kritikuar ashpër veprimet e oficerëve federalë. Ngjarja ka nxitur reagime të forta dhe protesta në qytet, me kërkesa për një hetim të plotë të incidentit.

Dhjetëra protestues u mblodhën herët të enjten jashtë një ndërtese federale në periferi të Minneapolis, e cila shërben si një bazë e madhe për operacionet kundër imigracionit. Ata brohoritën slogane si “Mjaft me ICE-në”, “Shkoni në shtëpi nazistë”, “Lëreni punën tuaj” dhe “Drejtësi tani!”.

Ndërkohë, oficerët e Patrullës Kufitare i shtynë protestuesit nga porta, përdorën sprej piperi dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. “Duhet të jemi të tmerruar”, u shpreh protestuesja Shanta Hejmadi, duke theksuar se qytetarët duhet të reagojnë ndaj veprimeve të qeverisë.

Protestat kundër zbatimit të ligjit të imigracionit nuk u kufizuan vetëm në Minneapolis. Demonstrata u zhvilluan ose pritej të zhvilloheshin edhe në New York City, Seattle, Detroit, Washington, Los Angeles, Filadelfia, San Antonio, New Orleans dhe Çikago.

Protesta të tjera janë planifikuar gjithashtu në qytete më të vogla më vonë gjatë kësaj jave në Arizona, Karolinën e Veriut dhe New Hampshire.

Shpërndaje në: