Ud i drejtorit të RTK mohon shoqërimin nga Policia, por nuk e përmend ‘zbarkimin’ e tyre në ambientet e televizionit
Ushtruesi detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të RTK, Hysen Hundozi ka mohuar se është shoqëruar në Polici, pasi ata ‘zbarkuan’ në ambientet e televizionit publik, shkruan Periskopi.
“Asnje kontaktim permes telefonit, emailit apo takim fizik me policinë nuk e kam pasur fare”, tha Hundozi në profilin e tij në Facebook.
I njëjti nuk ka përmendur raportimet se Policia ka zbarkuar në ambientet e Televizionit.
Postimi i plotë:
100 % e pavërtetë!
Asnje kontaktim permes telefonit, emailit apo takim fizik me policinë nuk e kam pasur fare, e mos të flasim për shoqërim në polici.



