Udhëton me tren në stërvitje, por të shtunën do të ndeshet me Ronaldon
Në botën moderne të futbollit, ku shumica e lojtarëve konkurrojnë me njëri-tjetrin për të shfaqur mënyrat e tyre të jetesave, me makina e shtëpi luksoze, një futbollist duket se e bën diferencën.
Mbrojtësi i Getafes Djene Dakoman Ortega bën një jetë modeste. Ai udhëton së bashku me njerëzit e tjerë të Madridit për në stërvitjet e tija me klubin e Getafes.
Të shtunën pasdite, është shumë e mundshme që Djenes t’i jepet detyra ta ruajë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në ndeshjen që skuadra e tij Getafe e zhvillon ndaj rivalit lokal Real.
Getafe është inkuadruar sivjet në La Ligën spanjolle.



