UEFA dënon Kroacinë
Hedhja e fishekzjarreve dhe sjllja raciste e tifozëve kroatë, ka bërë që UEFA ta dënojë Kroacinë. Federata e Futbollit të Kroacisë është dënuar me 100 mijë euro gjobë nga UEFA.
Ky dënim ka ardhur pas trazirave në tribuna, hedhjes së fishekzjarrëve dhe sjellje raciste në ndeshjen e dytë të kroatëve në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian ndaj Republikës çeke.
Kjo ndeshja ishte ndërprerë 5 minuta para fundit, pasi një pjesë e tribunave ku qëndronin ‘huliganët’ kroatë hodhën fishekzjarre në fushë, derisa rezultati i ndeshjes ishte i barabartë 2-2.
Federata kroate po ashtu është ndaluar t’i shes bileta një numri të tifozëve të identifikuar si ‘huligan’.



