UEFA EURO 2020 pyet: A është Xherdan Shaqiri më i miri në Ligën e Kombeve?
Kampionati Europian i Futbollit, UEFA 2020, ka postuar një video të futbollistit Xherdan Shaqiri dhe ka pyetur nëse ai është lojtari më i shkathtë në Ligën e Kombeve.
Përkundër konkurrencës së madhe në Liverpool, futbollisti shumë i dashur për shqiptarët ka arrit të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm në fushë.
Madje ai ka qenë një lojtar kyç në asistimin e disa golave që janë shënuar në ndeshjen e shumëpritur midis kombëtares së Belgjikës dhe asaj të Zvicrës, ku kjo e fundit doli fituese me rezultat 5-2.
https://www.facebook.com/EURO2020/videos/372244376852240/



