UEFA krijon “Nations League”, në të merr pjesë dhe Shqipëria me Kosovën
Ashtu sic mund ta shihni edhe në skemën më poshtë “NationsLeague” do të zhvillohet nga shtatori deri në nëntor 2018 dhe turneu final me 4 kombëtare do të zhvillohet në qershor të vitit 2019.
56 kombëtaret pjesëmarrëse të UEFA-s do të ndahen në 4 liga, pra turneu do të funksionojë si kampionat.
Në Ligën A do të marrin pjesë 12 skuadra të ndara në 4 grupe, ndërsa fituesit e çdo grupi që shkojnë në turneun final, për të luajtur për fitimin e trofeut.
Gjithashtu, Nations League do të shërbejë për të çuar në play-off të Kampionatit Europian kombëtaret që kanë sukses në Nations League, por dështojnë në kualifikuese, çka mund të kishte ndihmuar ndonjë ekip si Holanda në kualifikueset e shkuara, nëse do të luhej Nations League.
Ndarja do të bëhet në bazë të renditjes së kombëtareve në UEFA, ndaj Shqipëriado të përballet me skuadrat që ka rreth vetes në renditjen e UEFA-s.
Organizimi i këtij kompeticioni me shumë mundësi do të evitojë miqësoret përkombëtaret duke rritur në këtë mënyrë akoma edhe më shumë financat për të drejtat televizive.
Të drejtat televizive do të menaxhohet nga UEFA dhe do të shpërndahet në mënyrë të barabartë, ndaj Shqipëria do të ketë përfitime të mëdha financiare.



