UEFA licencon klubet shqiptare për në kupat e Europës
Federata Shqiptare e Futbollit ka mbaruar përfundimisht dokumentacionin për klubet shqiptare potencialisht të mundshme për të marrë pjesë në Kupat e Europës.
Pas direktave të UEFA-s sektori i licencimit në FSHF në 4 muajt paraardhës ka kryer të gjithë dosjet përkatëse dhe sot 6 ekipe nëse do kenë mundësi sportive do luajnë në Europë.
Skënderbeu, Partizani dhe Kukësi janë zyrtarisht në turnetë europianë. Kukësi do luajë në Ligën e Kampioneve ndërsa Partizani dhe Skënderbeu në Europa Ligë.
Luftëtari, Vllaznia dhe Tirana kanë marrë gjithashtu “ok” që nëse do kenë shanse sportive të luajnë në Europa Ligë.
Tirana megjithëse me vështirësi ka arritur të licencohet.
Bardheblutë e kanë humbur të drejtën në analizën e parë të licensimit por në kohë rekord e kanë apeluar këtë analizë dhe kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në apel.
Përveç se nuk ka asnjë dënim nga UEFA për 2017-2018, klubi korçar gjithashtu ka marrë “Ok” e dosjes së licencimit në të gjitha kriteret dhe zyrtarisht për momentin ata janë pjesë e Europa Ligës.



