UEFA mbështet Rita Orën (Foto)
Është këngëtarja shqiptare që ka arritur famë botëore.
Në një fotografi të postuar në Instagram, Rita ka bërë të ditur se ajo do të jetë pjesë e UEFA-s, shkruan lajmi.net.
Sipas një njoftimi të shtëpisë së futbollit thuhet se “UEFAi ka bashkuar forcat me kantautoren, atkoren dhe dizajneren ndërkombëtare, Rita Ora, në një partneritet novator që ka për qëllim transformimin e imazhit të futbollit femëror dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e femrave”.
UEFA do të jetë gjithashtu sponsori zyrtar i turneut “The Girls Tour”, të Rita Orës, si pjesë e fushatës së tyre “TogetherWePlayStrong”.
Kënga e fundit e saj është “Girls”, në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charli XCX.
https://www.instagram.com/p/BiwBYFaHRuq/?utm_source=ig_embed



