UEFA nuk lejon që klubet e Kosovës të luajnë në Mitrovicë, kjo është kërkesa e FFK-së
Zyrtarë të FFK-së shpresojnë që UEFA do të heqë ndalesën për të luajtur në stadiumin e Mitrovicës “Adem Jashari”, i cili me rekomandim të KFOR-it, vitin e shkuar, ishte vlerësuar se ndodhet në një “zonë rreziku” dhe se aty nuk mund të luhen ndeshjet ndërkombëtare.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, thotë se FFK-ja ka shtruar kërkesë në UEFA që të heqë këtë ndalesë, e nëse ndodh kjo, atëherë ai thotë se institucionet e vendit duhet të bëjnë të pamundurën që në kohë rekorde ta përgatisin atë për ndeshje ndërkombëtare.



