UEFA shkruan për golin e Rashicës, e quan YLL
Në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova barazoi me Ishujt Faroe në Torshavn, ku golin e vetëm për kosovarët e shënoi Milot Rashica.
Ky ishte goli i parë i yllit të Werder Bremenit për Kosovën pas 17 paraqitjeve.
Dhe padyshim se goli i Rashicës ishte njëri prej më të mirëve të kësaj jave në Ligën e Kombeve.
Shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA, nuk i ka ikur goli i yllit kosovar të shënuar në Torshavn.
”Përfundim i mirë nga ylli i Kosovës, Milot Rashica”, shkroi UEFA përkrah videos së golit.
?? This dipping finish by Kosovo star Milot Rashica ?#NationsLeague pic.twitter.com/A3Ao4rBjOJ
— UEFA Nations League (@UEFAEURO) October 17, 2018



