UEFA sot vendos për Ronaldon, kaq rrezikon të dënohet

UEFA sot vendos për Ronaldon, kaq rrezikon të dënohet

Ylli portugez është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Juventusi dhe Crisitano Ronaldo janë në pritje të vendimit të UEFA-s në lidhje me kartonin që ky i fundit e mori ndaj Valencias një javë më parë në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka hapur procedurë ndaj yllit portugez i cili rrezikon të dënohet deri në tri ndeshje pasi sipas gjyqtarit e kishte kapur për flokë Jeison Murillon.

CR7 e ka të sigurt që nuk do të luajë ndaj Young Boys javën që vjen, por ai shpreson të mund të kthehet në fushë për dy ndeshjet me Manchester United.

Shpërndaje në: