UEFA – Ukrainës: Ndeshja ndaj Kosovës duhet të zhvillohet në Ukrainë
UEFA i ka kërkuar Ukrainës që ndeshjen ndaj Kosovës ta zhvillojë në shtetin e vet.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
“UEFA i ka thënë Federatës së Futbollit të Ukrainës që ndeshjen ndaj nesh duhet ta organizojë në Ukrainë, por kompetente është FIFA si organizatore e botërorit. Ukraina përmes kanaleve të ndryshme ka kërkuar që të merremi vesh për të luajtur në terren neutral, por ne do t’i nënshtrohemi vetëm vendimit të FIFA-s dhe UEFA-s. Jemi në pritje të vendimit përfundimtar. Nuk e di se çfarë vendimi do të merret, por ne jemi tashmë anëtarë të barabartë me të gjitha federatat e tjera në FIFA dhe UEFA”, ka thënë Vokrri.
Ukraina kishte kërkuar nga UEFA që sfidat ndaj Kosovës t’i zhvillonte në një terren neutral, nën pretekstin se shteti i tyre nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. /Periskopi.com



