UEFA, video për përjetimet e tifozëve shqiptarë në EURO 2016
UEFA ka publikuar një video ku tregohen përjetimet e tifozëve shqiptarë që për herë të parë janë pjesë e një ngjarje kaq të madhe të futbollit
Në video shfaqen emocionet e tifozëve shqiptarë përmes një djali dhe babait të tij, të cilët e shikojnë së bashku ndeshjen e parë në Euro 2016 kundër Zvicrës, transmeton Koha.net.
Danieli, djali që është në këtë video flet për emocionet e mëdha dhe rëndësinë që ka Euro 2016 për Shqipërinë, si një ngjarje historike për kombin shqiptar.
Në stadiumin e Lensit ai së bashku me babanë e tij dhe mijëra tifozë shqiptarë përjetojnë emocionet që iu dha ndeshja Shqipëri-Zvicër, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.



