UEFA viziton stadiumin “Adem Jashari”, ja vlerësimi i fundit
Stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë është duke u bërë gati për ndeshjet kualifikuese në gara evropiane të klubeve kosovare.
Zyrtari i UEFA-s, Trygve Bornø, ka vizituar mëngjesin e së enjtes stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Bornø ka mbetur i kënaqur me prograsin e punimeve, të cilat po zhvillohen sipas kategorisë së II-të bazuar në rregulloren e UEFA-së. /Periskopi




