Ujkani: Shyqyr Zotit nuk pësuam gol nga penalltia (Video)

Ujkani: Shyqyr Zotit nuk pësuam gol nga penalltia (Video)

Kosova fitoi ndaj Madagaskarit me rezultat 1:0 ndërsa mysafirët kishin humbur një penallti në këtë takim

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Madagaskarit dhe është gëzuar që Edon Zhegrova realizoi gol në debutim, shkruan Periskopi.

“Është fitore shumë me rëndësi për neve, nuk e kemi pas lehtë këtë jave me këto kushte, por ekipi ka reaguar në mënyrë pozitive,” ka thënë kapiteni i Kosovës.

Në këtë takim u akordua një penallti për Madagaskarin, por Sederas nuk arriti të shënojë pasi goditi shtyllën.

“Shyqyr Zotit nuk pësuam nga penalltia, trajneri gjithmonë e jep taktikën ndërsa ne mundohemi që ta bëjmë më të mirën. Kemi reaguar mirë pas penalltisë, por në këtë fushë u kanë e pamundur që të luajmë futboll.

“Jam i gëzuar me golin e Edonit pasi e ka merituar atë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: