Ukrainasit sërish godasin me dronë tubacionin rus të naftës që furnizon Hungarinë

Ukrainasit sërish godasin me dronë tubacionin rus të naftës që furnizon Hungarinë

Gjatë mbrëmjes së kaluar, dronët ukrainas sulmuan tubacionin e naftës në Unecha, në rajonin Bryansk të Rusisë.

Sulmi u krye nga regjimenti i 14-të i Forcave të Dronëve të Ukrainës, nën komandën e Robert Brovdi (Madyar).

Ky është tashmë sulmi i tretë ndaj këtij objekti gjatë muajit gusht.

Sulmet e mëparshme ndodhën më 6 dhe 13 gusht, ndërsa më 18 gusht dronët ukrainas goditën stacionin “Nikolskoye” në rajonin Tambov, duke ndërprerë përkohësisht eksportin e naftës drejt Evropës përmes gazsjellësit “Druzhba”.

Madje edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, reagoi ashpër, duke kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për Ukrainën.

Por çështja kryesore qëndron diku tjetër: gazsjellësi “Druzhba” mbetet jetik për regjimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenkos, pasi furnizon me naftë të papërpunuar rafineritë Mozyr dhe Novopolotsk në Bjellorusi./Periskopi

Shpërndaje në: