Uluni! Zola i thotë lojtarëve të Chelseat që të mos bllokojnë pamjet e tifozëve (VIDEO)
Legjenda e klubit të Chelseat dhe ndihmësi i trajnerit, Gianfranco Zola bëri një veprim tejet interesant gjatë ekzekutimi të penalltive.
‘Blutë’ kaluan në finalen e Carabao Cup, falë penalltive, në të cilat fituan 4 me 2 ndaj Tottenham, shkruan Periskopi.
Zola i tha lojtarëve, të cilët gjendeshin në bankën rezervë, të uleshin pasi po i pengonin tifozët mbrapa të shihnin ekzekutimin e penalltive.
— S Yassin (@SultsYassin) January 24, 2019
Ky urdhër u zbatua me përpikmëri nga lojtarët, derisa edhe tifozët shijuan një ndeshje dhe fitore fantastike.
Në finale skuadra e Maurizio Sarrit luan ndaj Manchester Cityt, më 24 shkurt. /Periskopi



