Ulutash takon Jasharin, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Ulutash takon Jasharin, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari,.

Në një njoftim për media të misionit të NATO-s në Kosovë theksohet se në takim, dy komandantët kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi bashkëpunimin e KFOR-it me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë FSK-në, të cilën NATO vazhdon ta mbështesë sipas mandatit të saj fillestar”.

“Gjeneral Major Ulutash theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe të ngushtë, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, theksohet më tej në njoftim/Periskopi

Shpërndaje në: