Umtiti: Refuzova oferta nga klubet e Premier Ligës

Umtiti: Refuzova oferta nga klubet e Premier Ligës

Umtiti në verën e kalur u transferua nga Lyon për në Nou Camp.

Ish mbrojtësi i Lyon është duke kaluar në një sezon të mirë me katalunasit dhe është cilësuar si një nga transferimet më të mira në këtë sezon në La Liga.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Barcën. Duhet të jem njeriu më i lumtur në botë”, ka thënë fillimisht Umtiti për Canal+.

“Kishte edhe tjera klube përveç Barcelonës, ka pasur shumë klube angleze të interesuara, të cilat i kam hedhur poshtë”, përcjell Telegrafi.

“Unë mund të kisha fituar më shumë para, por nuk isha i interesuar. Për mua, ishte vetëm Barcelona dhe jo një tjetër ekip”, përfundoi mbrojtësi francez.

23-vjeçari deri më tani për Barcelonën është paraqitur në 20 ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: