Unaza e mistershme e princit Harry
Princ Harry dhe e shoqja, Meghan, ishin në një vizitë shtetërore në Australi, ku u komentuan në çdo hap. Por këtë herë nuk u komentuan vetëm bizhuteritë e Meghan, por edhe një unazë e Princit.
Bëhet fjalë për një aksesor që mbante ai në dorën e djathtë, në gishtin e unazës. Por unaza e zezë nuk është thjesht diçka e bukur.
Ajo është një Oura- një pajisje që monitoron gjumin dhe aktivitetet ditore.
Të dhënat i transmeton në një aplikacion në celular.
Natën, unaza monitoron rrahjet e zemrës, frekuencën e frymëmarrjes, temperaturën e trupit dhe lëvizjet në gjumë. Më pas përgatit një profil. Kjo unazë shërben për të ndihmuar personat që kanë probleme me gjumin.
Ajo ofron këshilla të vlefshme se si të optimizojmë aktivitetet gjatë ditës, në mënyrë që të kemi më shumë rehati gjatë natës.
Unaza kushton 314 euro.




