“Unë i pari, ti i dyti”, Tahiri e sfidon Kurtin për konfiskimin e pasurisë

“Unë i pari, ti i dyti”, Tahiri e sfidon Kurtin për konfiskimin e pasurisë

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit po mundohet që ta bartë tek opozita përgjegjësinë për disa çështje.

Tahiri, po ashtu, ka thënë se Kurti po synon zgjedhjet për çështjen e presidentit, duke theksuar se deri më tani nuk ka asnjë veprim për zgjidhjen e kryetarit të shtetit.

Deputeti i AAK’së po ashtu ka deklaruar se AAK do ta votojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, duke thënë se kjo byro le ta hetojë atë dhe Kurtin së pari.

“Kryeministri u mundu me na e bartë përgjegjësinë neve di deputetët të opozitës, për çështje që janë saktësisht të qarta. Kanë kalu 8 ditë, nuk ka asnjë veprim se don me na çu deri në moment të fundit me bllokadën e njëjtë, e me i thirre edhe njëherë 1 milion qytetarë me dalë me votu. Është përgjegjësia e kësaj partie me gjet zgjidhje e jo me bart fajin e me sjell një kandidat të vet. AAK do ta votojë byronë për konfiskimin e pasurisë. I tham kryeministrit le të jam unë i pari, e ky i dyti, le ta na hetohet pasuria. E të këqyrim qysh u artrit ajo pasuri, sa kam unë e sa ka ky për shembull”, ka deklaruar Tahiri.

Shpërndaje në: