“Unë isha punëtor aty”: Ish-militanti i VV’së akuzon rëndë Mefin për një shtëpi ‘luksoze’ në Mal të Zi
Ish-militanti i flakët i VV-së, Albert Shabani i cili ndau rrugët para pak kohe me këtë parti, ka reaguar ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, duke akuzuar për ndërtimin e një “shtëpie Luksoze në Mal të Zi.
Shabani e ka pyetur Bajqinovcin nëse ky i fundit iu ka treguar votuesve se si arriti të blinte atë shtëpi, duke ngre pikëpyetje se kush punoi aty dhe vendosi dyert.
“Mefail, a ju ke tregu votuesve, si arrite me ndertu shtepi luksoze në Mal të Zi, apo, nësë do, unë shkoj një dite te shtepia jote atje, dhe e beje një video direkt nga shtepia! Ti e di mirë kush ti ka vendos dyert e dritaret, edhe une kam qenë aty puntor!
Shihemi këto ditë .”, u shpreh Shabani.
Reagimi i tij vjen pasi dje vetë Bjaqinovci u shpreh se ish-Presidentja e vendit Vjosa Osmani ishte “në linjë me Lajçakun për tërheqje nga veriu”.
Për çka edhe këshilltarja e Vjosa Osmanit, Egnesa Vitia e paralajmëroi Bajqinovcin se do të përballet me drejtësinë.



