“Unë jam më i miri, gjithë të tjerët janë poshtë meje” | Flet kampioni botëror në boks

“Unë jam më i miri, gjithë të tjerët janë poshtë meje” | Flet kampioni botëror në boks

Kampioni i botës në peshat e rënda në kategorinë WBC, Deontay Wilder, ka thumbuar sërish rivalët e tij, duke deklaruar se ai është më i miri. I pamposhtur në karrierën e tij, 39 fitore (38 me KO), Wilder ka kërkuar unifikimin e titujve kampionë, duke sfiduar edhe Joshua, një duel që mund të zhvillohet gjatë 2018-ës.

Jam gjysmë njerëzor, gjysmë hibrid. Unë jam më i miri i peshës së rëndë, gjithë të tjerët janë poshtë meje, kanë nivel mesatar. Askush nuk mund të më mposhtë”, ka qenë komenti i boksierit amerikan, që pritet të përballet më 3 mars ndaj kubanezit Luis Ortiz, ku do të mbrojë titullin kampion, ndërsa Joshua pritet të duelojë me Parker.

Shpërndaje në: