“Unë mund ta konfirmoj se sezoni im ka mbaruar”
Joe Gomez edhe zyrtarisht ka humbur finalen e Champions League me Liverpoolin si dhe Kupën e Botës me Anglinë
Joe Gomez ka pësuar një lëndim dhe tani ka bërë një ndërhyrje në kyçin e këmbës, ku si pasojë e kësaj ai humbet ndeshjen më të rëndësishme të Liverpoolit si dhe Kampionatin Botëror, transmeton Periskopi.
“Sezoni im ka përfunduar si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren pasi sapo kam përfunduar me sukses operimin e kyçit të këmbës,” ka shkruar Gomez në Instagram.

“Ka qenë një javë e vështirë duke u përpjekur që të jem i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën.
“Unë do të bëj gjithçka që mundem për t’u kthyer dhe të jem në formën më të mirë të mundshme për stërvitjet parasezonale,”. /Periskopi/




