Unikkatil koncert madhështor më 12 maj (Foto)
Unikkatil do të mbaj koncert në Suedi më 12 maj
Reperi më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave do të mbaj koncert në Suedi, saktësisht në qytetin e Malmos me datën 12 maj, transmeton Periskopi.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Unikkatilit në Facebook.
Koncerti do të fillojë në ora 21:00 dhe do të mbahet në qytetin e Malmos.
Së fundi reperi shqiptar lansoi këngën ‘Ni milion rrugë’, këngë e cila po korr suksese. /Periskopi/



