Unioni i Malazezëve: Malazezët vjedhin taksapaguesit e Kosovës

Unioni i Malazezëve: Malazezët vjedhin taksapaguesit e Kosovës

Qendra për informim e Unionit Malazez të Kosovës ka akuzuar redaksinë e malazeze të televizionit publik duke përmendur në mënyrë specifike stafin e kësaj redaksie se po e vjedhin buxhetin e Kosovës. Nëpërmjet një reagimi, thuhet se tre gazetarë të redaksisë malazeze, kanë dëmtuar në mënyrë brutale taksapaguesit dhe buxhetin ne Kosovës.

Ky është reagimi i Unionit të Malazezëve të Kosovës.

Malazezët e Kosovës e kanë përshëndetur masën disiplinore që RTK ka ndërmarrë ndaj pjesëtarëve të redaksisë në gjuhën  malazeze, të cilët nuk kanë respektuar kontratat e punës, kanë keqpërdorur ID’it, kanë mashtruar dhe shkelur ligjin për marrëdhënien e punës në ndërmarrjet publike.

Nga faktet e lartpërmendura është e qartë se që prej vitesh, redaktori i redaksisë në gjuhën malazeze, Predrag Despotovic, gazetaret Vuk Mitrovic dhe Marko Novakovic si dhe kameramani Zeljko Djordjevic janë kryes të shumë veprave penale duke dëmtuar në mënyrë brutale taksapaguesit dhe buxhetin e Kosovës.

Përpjekjet e stafit të redaksisë në gjuhën malazeze të cilët njëkohësisht janë edhe në krye të të ashtuquajturit “ Qarkut intelektual malazias” të mohojnë kryerjen e veprave penale duke u mbrojtur me gjoja komplotin ndaj tyre, është absolutisht i papranueshëm për shkak të sistemit elektronik të kontrollit dhe videokamerave.

Unioni i Malazezëve të Kosovës do të përcjell me syçeltësi rrjedhën e gjithë procesin dhe kushdo që eventualisht do të provojë ta fsheh këtë rast do të jetë pjesëmarrës direkt dhe ndihmës  në kryerjen e këtyre veprave penale.

Në këtë rast do të jemi të detyruar që personalisht ti informojmë organet e ndjekjes që ti dalin përballë këtij grupi të krimit të organizuar që turpëron Malazezët kudo që ndodhen ata.

Përshëndetje e përzemërt

Qendra informative e Malazezëve të Kosovës

Shpërndaje në: