United bindshëm ndaj Fulham, Torreira heroi i Arsenalit (VIDEO)

United bindshëm ndaj Fulham, Torreira heroi i Arsenalit (VIDEO)

Manchester United ka fituar një ndeshje ashtu siç i ka hije. ‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur me rezultat 4:1 Fulhamin.

Fillimi, seria e golave u hap nga Ashley Young (17′).

Për të shkuar në pushim të qetë, Juan Mata (28′) dhe Romelu Lukaku (42′) çuan në 3:0 rezultatin.

Punët për trajnerin Ranieri u vështirësuan pasi Andre-Frank u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, para se Kamara (67′) të shënonte golin e nderit për mysafirët nga pika e bardhë.

Për rezultatin përfundimtar 4 me 1 shënoi Marcus Rashford (82′).

Pas kësaj fitore, ekipi i Mourinhos ngjitet në vendin e gjashtë me 26 pikë, kurse Fulham vazhdon të jetë në fundin e tabelës.

Arsenali ka arritur fitore të vështirë si vendas i Huddersfield, me rezultat minimal.

‘Topçinjët’ nuk arritën të çanin mbrojtjen mysafire deri në minutën e 83-të, kur Torreira shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Arsenal merr vendin e tretë përkohësisht me 34 pikë, derisa Huddersfield vazhdon të qëndrojë në vendin e 18. /Periskopi

Shpërndaje në: