United është në garë për titull
Djelmoshat e Jose Mourinhos janë 13 pikë prapa liderit Chelseat dhe në fillim të kësaj jave trajneri portugez e pranoi se do të jetë e vështirë për të arritur ekipin londinez.
“Nëse djemtë janë së bashku dhe fitojnë ndeshjet që duhet fituar atëherë nuk e shoh përse ne nuk mund të jemi në pozitë të mirë në maj dhe të garojmë për titull”, ka thënë 24-vjeçari.
“E kemi gjetur ritmin e ndeshjeve. Lojtarët po e luajnë rolin e tyre dhe po na ndihmojnë që të fitojmë ndeshjet. Mendoj se mbrojtja ka qenë e mirë, veçanërisht në tre apo katër ndeshjet e fundit”.




