United gaboi me Schweinsteiger
Legjenda e Manchester United, Gordon McQueen thotë se klubi nga Old Trafford gaboi kur transferoi Bastian Schweinsteiger nga Bayern Munich më 2015.
Gjermani po kalon nëpër një periudhë të vështirë te United, pasi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinho, dhe rrjedhimisht nuk është pjesë e formacionit bazë.
“Unë nuk mendoj se United ka nënshkruar me një lojtar të klasit botëror. Nëse ju shikoni në paraqitjet e tij gjatë dy sezoneve të mëparshme, ato nuk ishin mirë”, deklaroi Mc Queen.
“Unë e di se ai e fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, por performancat e tij me klubin ishin kryesisht të varfëra”, shtoi ai. /Periskopi.com



