United më keq me Mourinho’n sesa me Van Gaal’in

United më keq me Mourinho’n sesa me Van Gaal’in

Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, Manchester United ka fituar vetëm 1, atë me Leicester në “Old Trafford”, ndërkohë që në klasifikim kjo skuadër është në vendin e 7, jashtë zonës Europiane. Statistikat e shënuara deri tani tregojnë një përkeqësim të situatës në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur në stol ishte Louis Van Gaal.

Sezonin e kaluar, pas 8 javëve të para, United ishte në vendin e 3 të renditjes me 16 pikë, aq sa edhe Arsenali dhe vetëm 2 pikë larg rivalëve të Manchester City. Këtë sezon, Manchester United ka 14 pikë dhe ndodhet 4 pozicione më poshtë e për  më tepër me 5 pikë më pak se ‘qytetarët’ e Arsenali.

Shpërndaje në: